Home / Lajme / Efiqienca / Nga Kosova në skenën ndërkombëtare: FKEE si storie suksesi për efiçiencën e energjisë

Nga Kosova në skenën ndërkombëtare: FKEE si storie suksesi për efiçiencën e energjisë

Drejtori Menaxhues i FKEE, Driton B. Hetemi, së bashku me Drejtorin e Operacioneve në FKEE, Petrit Ahmeti, patën kënaqësinë të përfaqësojnë Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) në Forumin e Parë të Njohurive për Energji në Evropë dhe Azi Qendrore, të organizuar nga Banka Botërore dhe ESMAP në Antalia.

Në panelin e punëtorisë teknike “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa”, z. Hetemi prezantoi modelin inovativ të operimit si fond qarkullues (skemë kthyese), sukseset e arritura deri më tani dhe planet për zhvillim të mëtejshëm.

FKEE u prezantua si një storie suksesi – një institucion funksional, profesional dhe i qëndrueshëm, që tashmë po merret si model për vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.

Ky forum mblodhi përfaqësues nga qeveri të ndryshme evropiane dhe aziatike, institucione ndërkombëtare financiare, institucione publike dhe private, organizata zhvillimore dhe kërkimore, si dhe ekspertë të sektorit, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash.