Home / Lajme / Ndërkombëtare / BE i jep dritën jeshile centralit të parë bërthamor në Poloni

BE i jep dritën jeshile centralit të parë bërthamor në Poloni

Komisioni Evropian miratoi sot ndihmën shtetërore me vlerë miliarda dollarë për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Poloni.

Centrali, i cili do të ndërtohet në Lubiatowo-Kopalino pranë bregdetit Baltik, pritet të fillojë funksionimin në fund të vitit 2030 dhe do të kushtojë rreth 42 miliardë euro.

Qeveria polake planifikon të mbështesë operatorin shtetëror PEJ – (Centrali Bërthamore Polak) me rreth 30% të kostos së ndërtimit dhe garanci që mbulojnë 100% të borxhit të marrë nga operatori – për të financuar projektin.

“Qeveria gjithashtu planifikon të japë mbështetje të drejtpërdrejtë të çmimeve”, thuhet në deklaratën e komisionit.

“Sipas kontratës, shteti polak do t’i paguajë PEJ nëse çmimet e tregut bien nën çmimin fiks të përcaktuar në marrëveshje që do të përcaktohet sipas një metodologjie të qartë të shqyrtuar nga Komisioni Evropian.

Nëse çmimet tejkalojnë çmimin fiks të kontratës, operatori duhet t’i paguajë shtetit.

“Polonia ka bërë disa ndryshime në planet e saj të ndihmës shtetërore – për të adresuar shqetësimet e komisionit për një mbikompensim të mundshëm, shtrembërim të konkurrencës dhe përqendrim të tregut”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë hetimit 1-vjeçar mbi planin e financimit, komisioni mori mbështetje të gjerë për projektin dhe theksoi rëndësinë e tij strategjike për objektivat afatgjata të sigurisë energjetike dhe dekarbonizimit të Polonisë.