Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka krijuar një qendër të re mbështetëse për palët kontraktuese, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe forcimin e tranzicionit energjetik në rajon.
Qendra ofron mbështetje teknike dhe këshillim për vendet kontraktuese në planifikimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme, përfshirë edhe zonat e rikuperimit (brownfields), si minierat e qymyrit të shfrytëzuara më parë.
Sipas Sekretariatit, iniciativa ka për qëllim të ndihmojë vendet kontraktuese të Komunitetit të Energjisë për të përmirësuar planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë së pastër, duke i përshtatur ato me standardet evropiane dhe kërkesat ligjore të Komunitetit.
Qendra gjithashtu do të ofrojë udhëzime teknike, modele ligjore, praktika më të mira dhe asistencë profesionale, duke lehtësuar zbatimin e projekteve dhe përshpejtuar kalimin nga burimet fosile tek energjia e qëndrueshme.
Kjo nismë shihet si një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të varësisë nga burimet fosile, përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit më të mirë të tregut energjetik në Ballkan me tregun evropian.



