Home / Lajme / Kosova / KOSTT priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit

KOSTT priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT, Dr. Gëzim Tosuni, së bashku me U.D. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri, priti në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërmjet KOSTT dhe Komunës së Gjilanit, me fokus zhvillimet në sektorin e energjisë dhe planifikimet për fuqizimin e rrjetit të transmetimit në këtë zonë. Në këtë kontekst, u diskutuan nevojat dhe kapacitetet e ardhshme të rrjetit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të zonës, integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe adresimin e kërkesave të reja për furnizim me energji elektrike, përfshirë edhe Projektin e Parkut të Biznesit në Gjilan, i planifikuar si zonë ekonomike me rëndësi për rajonin.

KOSTT mbetet i përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet relevante, në funksion të planifikimit të koordinuar, modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com