Home / Lajme / Tjera / Simtel do të ndërtojë një bateri me kapacitet prej 196 MWh për Güris

Simtel do të ndërtojë një bateri me kapacitet prej 196 MWh për Güris

Ndërmarrja rumune Simtel Team ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një sistemi të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS) me kapacitet të përgjithshëm prej 196 megavat-orësh (MWh) në Rumani për Energy Capital Group, pjesë e ndërmarrjes MOGAN nga Bukureshti, njësi e ndërmarrjes turke Güris.

‘Projekti do të ketë kapacitet të ruajtjes deri në 196.4 megavat-orë si dhe fuqi të instaluar prej 98.6 megavatësh’, kanë thënë nga Simtel në komunikatën për media.

Ky projekt do të jetë më i madhi i këtij lloji në vend, duke tejkaluar ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm ekzistues të ruajtjes së energjisë në Rumani prej rreth 398 MWh.

Vlera e kontratës është 169 milionë lei, afërsisht 34 milionë euro, ndërsa ndërtimi pritet të përfundojë Brenda 9 muajsh pas fillimit të punimeve.

Ky BESS do të përfshijë sisteme të avancuara të menaxhimit të baterive, të cilat mundësojnë stabilizimin e rrjetit dhe kompensimin e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet diellore dhe hidrocentraleve, veçanërisht gjatë orëve me kërkesë të ulët.