Banka Botërore ka emëruar Carole Megevand menaxhere të re vendi (Country Manager) për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke nisur nga data 1 korrik 2025.
Në këtë rol, ajo do të udhëheqë zbatimin e “Rrjetit të Partneritetit të Vendeve” (Country Partnership Frameworks), i cili synon forcimin e punësimit, përmirësimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në të dyja vendet.
Megevand, me përvojë mbi 20 vjet në Bankën Botërore që prej vitit 2002, ka drejtuar operacione në Afrikë, Amerikën Latine dhe Afrikën e Veriut. Ndër më të fundit, ajo udhëhoqi programin “Planet” në Magreb, me bazë në Rabat, Marok. Ajo është diplomuar me master në Ekonomi Bujqësore dhe në Mjedis/Resurse Natyrore.
“E nderuar të ushtroj këtë rol dhe të shërbej për njerëzit,” deklaroi zonja Megevand.
“Agjenda zhvillimore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut është e qartë: nevojitet krijimi i mundësive për punë dhe kontribut produktiv në ekonomi, në përfitim të shoqërisë që të rritet dhe avancohet”.