Home / Lajme / Ndërkombëtare / Garda Revolucionare: Irani nuk do ta hapë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht kërcënimeve të Trump

Garda Revolucionare: Irani nuk do ta hapë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht kërcënimeve të Trump

Irani nuk do të lejojë lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit pavarësisht kërcënimeve nga presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi sot ish-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), Mohsen Rezai.

“Pa u larguar Amerika nga Gjiri Persik dhe pa vendosjen e kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit nga vendet e rajonit dhe Omani, siguria nuk mund të arrihet”, tha Rezai, transmeton Sky News.

Ai shtoi se Irani do të mendojë për përfundimin e luftës vetëm kur të marrë kompensim nga SHBA-të dhe 100 për qind garanci për të ardhmen, gjë që sipas tij është e pamundur pa u larguar SHBA nga Gjiri Persik.

Irani eksporton 90 për qind të naftës së tij përmes objekteve në ishullin Kharg, në verilindje të Gjirit Persik.

Presidenti amerikan deklaroi se do ta rishqyrtojë vendimin për të kursyer infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg nga një sulm, nëse Irani vazhdon të pengojë kalimin e anijeve në këtë rrugë të rëndësishme të naftës.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com