Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri: Vitin e kaluar së paku 8 HEC-e kanë dalur në treg të lirë

Shqipëri: Vitin e kaluar së paku 8 HEC-e kanë dalur në treg të lirë

Vitin e shkuar të paktën 18 hidrocentrale në Shqipëri kanë dalë në treg të lirë për të shitur energji si të pavarur. Bëhet fjalë për hidrocentrale të vogla me kapacitet deri në 15 MW dhe që njihen si prodhues me përparësi dhe që marrëdhënien e kanë me Furnizuesin e Tregut të Lirë.

Këta të fundit energjinë e prodhuar mund ta shesin tek kompania publike me një çmim fiks prej 10 lekë/KWh por duket se për vitin e shkuar disa prej tyre e kanë parë më të arsyeshme daljen në tregun e lirë. Kapaciteti i tyre mbetet i kufizuar dhe prodhimi llogaritet sa 1 për qind e prodhimit neto kombëtar sipas Entit Rregullator të Energjisë.

“Sa i përket liberalizimit të tregut, procesi ka vijuar me daljen në treg të lirë të 18 HEC-eve të lidhura në shpërndarje, me kapacitet 34.17 MW, të cilat më parë operonin me kontrata shitblerjeje me shoqërinë FTL sh.a. Në total, numri i centraleve hidrike që kanë kaluar në tregun e lirë gjatë këtij viti (përfshirë rrjetin e shpërndarjes dhe atë të transmetimit) arriti në 19 impiante, me një fuqi të instaluar prej 36.67 MW.

Prodhimi i tyre prej 77,415 MWh përbën përafërsisht 1% të bilancit total të energjisë elektrike të prodhuar në vend për vitin 2025. Në tabelën më poshtë jepen të dhënat për secilin prej HEC-eve, pikë lidhjet respektive dhe sasia totale e energjisë së prodhuar prej tyre në treg të lirë” raportoi Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij  vjetor.

Prodhuesit me përparësi të energjisë shesin pranë FTL atë sasi që prodhojnë teksa kompania e shpërndarjes e  çon këtë sasi për nevojat e saj që konsistojnë nga mbulimi i humbjeve tek furnizimi i bizneseve në treg të liberalizuar që janë disa mijëra subjekte në tension 35 kv,20 kv, 10 kv  dhe 6 kv.

Në vend janë disa qindra hidrocentrale pjesë e kontratave koncesionare të  ndërtuara pas politikës që shteti ndoqi nga viti 2007 e në vazhdim. Pjesa më e madhe e tyre janë me kapacitet nën 15 MË ndërkohë që një pjesë e vogël por me kapacitet të konsiderueshëm janë të pavarur.

Kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike i instaluar në vendin tonë deri më 31 dhjetor 2025 është rreth 3,475 MW ku dominon hidroenergjia. Kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike për vitin 2025 arrin në 631,07 MW, duke përbërë rreth 18% të kapacitetit total të centraleve të instaluara në vend.

/monitor.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com