Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka hapur thirrje për dy pozita me pagesë për praktikantë në administratë në selinë e saj në Vjenë të Austrisë.
Pozitat janë të dedikuara për studentë ose të diplomuar (brenda 2 viteve të fundit) dhe kanë kohëzgjatje prej një viti, me mundësi angazhimi me kohë të plotë. Fillimi i punës parashihet sa më shpejt, idealisht më 1 qershor 2026, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më 27 prill 2026, njofton Energy Monitor.
Internët do të përfitojnë një kompensim mujor prej 1,855 euro, ndërsa nga kandidatët kërkohet njohuri e mirë e MS Office 365 dhe platformave si Zoom ose Teams. Gjuhë e detyrueshme është anglishtja, ndërsa njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
Kandidatët idealë duhet të jenë të organizuar, proaktivë dhe të gatshëm për punë në një mjedis multikulturor dhe ndërkombëtar.
Për të mësuar më shumë informacione dhe për të aplikuar luteni të klikoni këtu.



