Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 25 mars për 60 ditë, pasi linja kryesore e furnizimit me energji elektrike Vulcanesti-Isaccea u ndërpre si pasojë e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile energjetike në Ukrainë.
Parlamenti i Moldavisë ka miratuar përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme në sektorin e energjisë, me efekt nga 25 prilli, transmeton Anadolu.
Sipas parlamentit, pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme do të zbatohet një gjendje alarmi 60-ditore për të mundësuar monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të shpejtë për garantimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe produkte të naftës përballë rreziqeve në zhvillim.
Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur më 25 mars për 60 ditë, pasi linja kryesore e furnizimit me energji elektrike Vulcanesti-Isaccea u ndërpre si pasojë e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile energjetike në Ukrainë.
Gjatë së njëjtës periudhë, tregu i produkteve të naftës përjetoi ndërprerje të përkohshme të furnizimit, veçanërisht me naftë, në sfondin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, autoritetet punuan për rikthimin e linjës Vulcanesti-Isaccea, duke siguruar njëkohësisht furnizimin me energji për konsumatorët.
Qeveria gjithashtu ndërmori masa mbështetëse për operatorët ekonomik për të ruajtur funksionimin e tregut të naftës, duke ndihmuar në stabilizimin e furnizimit, uljen e luhatshmërisë dhe parandalimin e ndërprerjeve të mëdha.
/aa.com.tr



