Home / Lajme / Tjera / Lulzim Rafuna rizgjidhet në krye të Odës Ekonomike të Kosovës

Lulzim Rafuna rizgjidhet në krye të Odës Ekonomike të Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e saj zgjedhor të brendshëm, ku Kuvendi Zgjedhor ka rizgjedhur z. Lulzim Rafuna në pozitën e Kryetarit edhe për një mandat të ri.

Procesi zgjedhor u zhvillua në Prishtinë, me pjesëmarrjen e delegatëve të Kuvendit, përfaqësues të komunitetit të biznesit nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Votimi u zhvillua në përputhje me procedurat demokratike dhe transparente të organizatës.

Pas rizgjedhjes, Kryetari Rafuna falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se ky besim përbën përgjegjësi të madhe për vazhdimin e angazhimit në forcimin e rolit të OEK-së si zëri kryesor i komunitetit të biznesit në Kosovë.

Ai u zotua se në mandatin e ri fokusi do të jetë në avancimin e dialogut me institucionet vendore, përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe kontributin në përmirësimin e imazhit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin dhe mbështetjen e bizneseve, me synim krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com