Home / Lajme / Tjera / Global Energy Solutions dhe Novus nënshkruajnë marrëveshje për projekte energjetike dhe digjitalizim në rajon

Global Energy Solutions dhe Novus nënshkruajnë marrëveshje për projekte energjetike dhe digjitalizim në rajon

Global Energy Solutions dhe Novus kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e mundësive të reja biznesore në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës digjitale në Kosovë, Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit.

Marrëveshja u nënshkrua nga CEO i Global Energy Solutions, Ilir M. Shala, dhe CEO e Novus, Leonora Mehmetaj Hajdini.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, palët do të fokusohen në identifikimin, zhvillimin dhe realizimin e projekteve në fushat e sistemeve ICT, SCADA/EMS, telekomunikimit, digjitalizimit dhe zgjidhjeve të tjera teknologjike për operatorët energjetikë dhe infrastrukturën kritike, përcjell Energy Monitor.

Sipas palëve, qëllimi i marrëveshjes është kombinimi i ekspertizës dhe rrjetit rajonal të Global Energy Solutions me kapacitetet teknike dhe implementuese të Novus, me synim zhvillimin e projekteve strategjike që mbështesin modernizimin e sektorit energjetik dhe transformimin digjital në rajon.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com