Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEDS-i të gatshëm për emergjenca

Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEDS-i të gatshëm për emergjenca

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se institucionet përgjegjëse në sektorin e energjisë janë të përgatitura për t’u përballur me situata emergjente, duke theksuar se ekipet e KOSTT-it dhe KEDS-it janë në gatishmëri për të reaguar në rast të dëmtimeve në rrjet.

Në një intervistë për programin e mëngjesit në RTK, Rizvanolli u ndal te kushtet e pafavorshme atmosferike të ditëve të fundit dhe gatishmëria e operatorëve të energjisë.

“KOSTT-i, operatori i sistemit të transmetimit, edhe KEDS-i, operatori i sistemit të shpërndarjes, kanë ekipat të cilat janë në gatishmëri dhe e kemi parë që zakonisht në kohë të tilla janë në gjendje të reagojnë shpejt”, tha ajo.

Ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë motit të lig.

“Me rëndësi është që qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë qëndrimit jashtë dhe gjatë ecjes nëpër rrugë. Të tjerat besoj që ekipat do të jenë aty për t’i sanuar në kohën më të shpejtë të mundshme”, u shpreh Rizvanolli.

Ajo i bëri këto komente në fillim të intervistës, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin e energjisë dhe projektet e Ministrisë së Ekonomisë.

/rtklive.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com