Home / Lajme / Mjedisi / Fushata “Mendo për Tokën” – të rinjtë ndërgjegjësohet për energjinë dhe natyrën

Fushata “Mendo për Tokën” – të rinjtë ndërgjegjësohet për energjinë dhe natyrën

Në kuadër të edicionit të pestë të fushatës “Mendo për Tokën”, nxënës të shkollave të mesme u njohën me misionin dhe aktivitetet e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), shkruan Katror.info.

Gjatë një prezantimi inspirues, zëdhënësja e FKEE-së, Fillojetë Konjuhi, theksoi rëndësinë e projekteve të implementuara nga fondi në mbrojtjen e ambientit, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Nxënësit morën njohuri të reja për mënyrat konkrete se si efikasiteti energjetik ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore dhe në ndërtimin e një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën.

Kjo fushatë ka për qëllim të rrisë vetëdijen e të rinjve për sfidat mjedisore dhe të nxisë praktika të përgjegjshme për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e tokës që na ushqen./Katror.info

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com