Home / Lajme / Kosova / INDEP diskuton varfërinë energjetike dhe tranzicionin e drejtë në Kosovë

INDEP diskuton varfërinë energjetike dhe tranzicionin e drejtë në Kosovë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar një tryezë diskutimi mbi varfërinë energjetike dhe tranzicionin e drejtë në Kosovë, në kuadër të projektit “Energy Poverty in Kosovo II”, i mbështetur nga Heinrich-Böll-Stiftung.

Gjatë aktivitetit u prezantua raporti më i ri i INDEP-it mbi gjendjen e varfërisë energjetike në vend dhe sfidat që shoqërojnë procesin e tranzicionit energjetik. Raporti paraqet analiza të detajuara mbi ndikimin e krizës energjetike në familjet më të cenueshme dhe ofron rekomandime për politika që synojnë një qasje më gjithëpërfshirëse.

Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe sektorit privat, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe për identifikimin e zgjidhjeve konkrete për përmirësimin e qasjes në energji.

Panelistet Besiana Qorraj-Berisha, Lindita Daija dhe Zanfina Kabashi ndanë perspektivat e tyre mbi mënyrat se si mund të sigurohet një tranzicion energjetik që nuk lë askënd pas.

Nga INDEP u theksua se varfëria energjetike mbetet një sfidë e madhe për Kosovën, ndaj nevojitet një planifikim i kujdesshëm dhe mbështetje institucionale për të garantuar që procesi i tranzicionit drejt energjisë së pastër të jetë i drejtë dhe i qëndrueshëm.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com