Home / Lajme / Mjedisi / Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka konstatuar shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës lidhur me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe të vëllimshme në zonën e Matiçanit.

Sipas aktvendimit, Komuna e Prishtinës obligohet që brenda 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Në rast të mosveprimit brenda afatit të përcaktuar, parashihen masa ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi, përcjell Energy Monitor.

Në njoftim theksohet se mbrojtja e mjedisit dhe e resurseve ujore mbetet prioritet institucional, ndërsa ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjitha institucionet, përfshirë edhe ato komunale.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com