Home / Lajme / Ndërkombëtare / Emiratet e Bashkuara Arabe tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës

Emiratet e Bashkuara Arabe tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës

Emiratet e Bashkuara Arabe do të tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1 maj, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Në një deklaratë, Emiratet thanë se ky vendim është në përputhje me vizionin e tyre afatgjatë strategjik dhe ekonomik, si dhe me zhvillimin e sektorit të energjisë, duke përfshirë rritjen e investimeve në prodhimin e energjisë brenda vendit.

Vendimi gjithashtu shtrihet edhe në OPEC+, që përfshin Rusia, duke goditur rëndë ndikimin e OPEC dhe të anëtarit të saj kryesor, Arabinë Saudite. Së bashku, vendet anëtare të kartelit përbëjnë rreth 36% të prodhimit global të naftës dhe kontrollojnë afërsisht 80% të rezervave të njohura të naftës.

Ministri i Energjisë i Emirateve, Suhail Al Mazrouie, theksoi se: “Vendimi i Emirateve për të dalë nga OPEC pasqyron një evolucion të udhëhequr nga politika, në përputhje me parimet afatgjata të tregut. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj sigurisë energjetike, duke ofruar furnizim të besueshëm, të përgjegjshëm dhe me karbon të reduktuar, duke mbështetur tregjet globale të qëndrueshme.”

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar prej kohësh rritjen e kuotave të prodhimit në OPEC për të zgjeruar kapacitetin e tyre përtej niveleve të caktuara nga karteli. EBA është një nga dhjetë prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, duke siguruar rreth 3% deri në 4% të prodhimit global të naftës.

/Top Channel

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com