Titulli i pozitës: Anëtar të Bordit të ZRRE-së (2)
- Afati i fundit per aplikim:
Afati i konkurrimit nga data 28.04.2026 deri më datë 27.05.2026, deri në orën 16:00. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit.
- SHPALLJA E PLOTË shkarkohet këtu
- KËRKESA PËR PUNËSIM shkarkohet këtu
- DEKLARATA NËN BETIM shkarkohet këtu
Kandidatët për anëtar të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duhet të dorëzojnë këto dokumente (Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit):
- Kërkesën për punësim që mund të shkarkohet në Web faqen https://me.rks-gov.net/;
- Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
- Listën Kontrolluese të plotësuar dhe nënshkruar duke deklaruar cilat prej kritereve themelore dhe të dëshirueshme aplikanti i plotëson. Kjo listë mund të shkarkohet duke përdorur linkun: https://me.rks-gov.net/;
- CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë;
- Letër motivimin duke ofruar një shpjegim të qartë se si përvoja dhe aftësitë e juaja (aplikantit) përputhen me kërkesat detyrës;
- Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional dhe përvojës së punës për të gjitha pozitat përkatëse);
- Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime apo i dënuar për vepër penale;
- Kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit.
Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale.
Deklarata nën betim mund të shkarkohet në Ueb faqen e ME-së. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.
Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur (të shkruhet emri dhe mbiemri si dhe titulli i pozitës në të cilën aplikon kandidati) dhe të dorëzohen në Ministrinë Ekonomisë, zyra nr. 102 (Arkiva), Adresa Rruga “Nena Tereze”Nr.36 Prishtinë.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës. Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes nr. kontaktues 038/ 200 21524. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.


