Home / Vende pune / ME: Kryesues i Bordit të ZRRE (1)

ME: Kryesues i Bordit të ZRRE (1)

Titulli i pozitës: Kryesues i Bordit të ZRRE (1)

  • Afati i fundit per aplikim:
    Afati i konkurrimit nga data 28.04.2026 deri më datë 27.05.2026, deri në orën 16:00. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit.

Kandidatët për Kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duhet të dorëzojnë këto dokumente (Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit):

  • Kërkesa për punësim – mund ta gjeni në Web faqen https://me.rks-gov.net/ ;
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
  • Listën Kontrolluese të plotësuar dhe nënshkruar duke deklaruar cilat prej kritereve themelore dhe të dëshirueshme aplikanti i plotëson. Kjo listë mund të shkarkohet duke përdorur linkun https://me.rks-gov.net/ ;
  • CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë;
  • Letër motivimin duke ofruar një shpjegim të qartë se si përvoja dhe aftësitë e juaja (aplikantit) përputhen me kërkesat detyrës;
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës për të gjitha pozitat përkatëse);
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale.

Deklarata nën betim mund të shkarkohet në Ueb faqen e ME-së. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur (të shkruhet emri dhe mbiemri si dhe titulli i pozitës në të cilën aplikon kandidati) dhe të dorëzohen në Ministrinë Ekonomisë, zyra nr. 102 (Arkiva), Adresa Rruga “Nena Tereze”Nr.36 Prishtinë.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës. Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes nr. kontaktues 038/ 200 21524. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com