Home / Lajme / Kosova / Ministrja pas marrëveshjes ndërmjet KEK dhe KESCO: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike

Ministrja pas marrëveshjes ndërmjet KEK dhe KESCO: Nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike

Pas marrëveshjes ndërmjet Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe KESCO, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Rizvanolli ka thënë se Qeveria e Kosovës e mirëpret këtë marrëveshje, e cila garanton stabilitet tarifor për konsumatorët dhe siguri më të madhe në sektorin energjetik.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret marrëveshjen mes KEK dhe KESCO, e cila mundëson që të mos kemi rritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka deklaruar ajo, përcjell Energy Monitor.

Ajo ka shtuar se falënderon të gjitha palët e përfshira për angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve në KEK në të dy termocentralet, me qëllim rritjen e prodhimit dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre, duke ruajtur njëkohësisht përballueshmërinë e çmimeve për qytetarët dhe bizneset.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com