Home / Lajme / Rajoni / Shqipëria planifikon të shpenzojë 9.8 miliardë dollarë për klimën deri në vitin 2036

Shqipëria planifikon të shpenzojë 9.8 miliardë dollarë për klimën deri në vitin 2036

9.8 miliardë dollarë. Kjo është fatura zyrtare që i duhet Shqipërisë për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Shifra është zyrtarizuar nga qevera në planin kombëtar të përshtatjes 2026-2036.

Dokumenti i ri strategjik zbërthen kostot për çdo sektor, duke treguar se infrastuktura urbane dhe pyjet janë pikat më vulnerabël të hartës.

Pjesa më e madhe e investimeve, plot 2.7 miliardë, i takon zhvillimit urban. Ku përshtatja e banesave dhe infrastrukturës urbane është kthyer në prioritetin numër një për të përballuar kapriçot e klimës, të cilat po përkeqësohen vit pas viti.

Ajo që bie në sy është shifra e lartë për pylltarinë dhe transportin, që së bashku kërkojnë mbi 4 miliardë dollarë për të parandaluar zjarret, erozionin dhe shkatërrimin e rrugëve nga përmbytjet. 

Këto janë situata që vendi ynë i ka përjetuar sëfundmi, me shkatërrimin e rrugëve në disa rajone të vendit për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve masive të dherave por edhe zjarret në pyje, ku gjatë 2025, ku u dogjën rreth 60 mijë hektarë.

Nevojë për ndërhyrje ka edhe sektori i energjisë, i cili mban 20% të faturës financiare të përshtatjes ndaj klimës, me një vlerë prej 1.9 miliardë dollarë. Ky sektor mbetet jetik për sigurinë kombëtare, duke pasur parasysh varësinë tonë nga burimet ujore.

Ndërkohë që edhe sektori i bujqësisë që është shumë i prekur nga ndryshimet e klimës, ka nevojë për ndërhyrje me vlerë prej 678 milionë dollarësh.

Financimi mbetet sfida më e madhe edhe në këtë plan strategjik, ku buxheti afatmesëm deri në 2027, përbush vetëm 7% të financimit.

Por sipas planit Kombëtar të Përshtatjes, Shqipëria e ka domosdoshmëri ndërhyrjen për tu mbrojtur nga klima, sepse kostoja e mosveprimit llogaritet të jetë fatale, plot 17 miliardë dollarë humbje nëse nuk ndërhyhet.

NDRYSHIMET KLIMATIKE, KOSTOT SIPAS SEKTORËVE

Zhvillimi urban2.7 miliardë dollarë
Pylltaria2.1 miliardë dollarë
Transporti2 miliardë dollarë
Energjia1.9 miliardë dollarë
Bujqësia678 milionë dollarë

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com