Home / Lajme / Mjedisi / 89 mijë euro për brezin e ri të gjelbër mbrojtës në Obiliq

89 mijë euro për brezin e ri të gjelbër mbrojtës në Obiliq

Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Obiliqit kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbjelljen e një brezi të ri të gjelbër mbrojtës, me investim prej 89 mijë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Fitore Pacolli, e cila njoftoi se memorandumi u nënshkrua së bashku me kryetarin e Obiliqit, Halil Thaçi.

Sipas Pacollit, projekti synon të shtojë hapësirat e gjelbra në qytet dhe të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit. Ajo theksoi se, duke pasur parasysh ndotjen e konsiderueshme me të cilën përballet Obiliqi, drunjtë do të shërbejnë edhe si filtra natyrorë për ajrin, përtej rolit të tyre dekorativ, përcjell Energy Monitor.

Pacolli tha se do të vazhdojnë investimet në projekte mjedisore që zgjerojnë hapësirat e gjelbra dhe kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com