Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, KEDS Energy ka ndërmarrë një nismë mjedisore për të mbështetur ruajtjen e natyrës dhe ekosistemeve lokale.
Kompania ka vendosur shtëpiza për zogj, duke krijuar hapësira të sigurta për faunën e egër dhe duke kontribuar në ruajtjen e biodiversitetit në zonat ku operon, përcjell Energy Monitor.
Sipas KEDS, kjo iniciativë synon të promovojë një mjedis më të gjelbër dhe të qëndrueshëm, duke theksuar lidhjen mes furnizimit me energji dhe mbrojtjes së natyrës.



