Dy kompani energjetike kanë inauguruar një park diellor me kapacitet 161 MWp në Bullgari, së bashku me një sistem për ruajtje të energjisë me bateri (BESS) prej 36 MW, në një projekt të integruar për rritjen e fleksibilitetit të rrjetit dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme.
Projekti synon të forcojë stabilitetin e sistemit energjetik duke kombinuar prodhimin nga energjia diellore me kapacitet të madh dhe ruajtjen e energjisë për përdorim në periudhat e kërkesës së lartë ose prodhimit të ulët, njofton Energy Monitor.
Sipas raportimeve, sistemi i baterive është pjesë e trendit më të gjerë në Bullgari dhe rajon, ku projekte të ngjashme po integrojnë storage për të përmirësuar menaxhimin e rrjetit dhe për të mundësuar një pjesëmarrje më të madhe të energjisë së gjelbër në treg.
Projekti konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme të fundit në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Bullgari, duke reflektuar rritjen e shpejtë të kapaciteteve solare dhe të sistemeve të ruajtjes së energjisë në Evropën Juglindore.



