Home / Zgjedhjet / LDK synon central me gaz 500 MW dhe 1000 MW energji të ripërtëritshme në planin e ri energjetik

LDK synon central me gaz 500 MW dhe 1000 MW energji të ripërtëritshme në planin e ri energjetik

Programi energjetik i Lidhja Demokratike e Kosovës e trajton sektorin e energjisë si çështje të sigurisë kombëtare, stabilitetit ekonomik dhe zhvillimit strategjik. Sipas programit, furnizimi i qëndrueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët dhe bizneset mbetet prioritet kryesor, ndërsa theksohet se mungesa e kapaciteteve të reja ka rritur varësinë nga importi. Për këtë arsye, LDK synon një tranzicion të balancuar energjetik përmes kombinimit të burimeve të ripërtëritshme, gazifikimit, rritjes së efikasitetit dhe liberalizimit të tregut.

Një nga projektet kryesore të programit është ndërtimi i një centrali me gaz prej 500 MW, i cili konsiderohet si kapacitet bazë për stabilitetin e sistemit energjetik. Sipas programit, ky investim, me vlerë rreth 500 milionë euro dhe me partneritet amerikan, synon të ulë varësinë nga importi dhe të sigurojë prodhim fleksibil sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Programi parasheh gjithashtu zhvillimin e gazifikimit të Kosovës përmes një linje nga Hani i Elezit në Mitrovicë, me vlerë rreth 100 milionë euro, si dhe lidhje me rrjetet rajonale përmes Maqedonisë dhe Greqisë. Gazifikimi vlerësohet si element kyç për uljen e kostove të energjisë dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për zhvillim industrial, transmeton Energy Monitor.

Në sektorin e prodhimit ekzistues, LDK propozon rehabilitimin e Kosova B, me synim zgjatjen e jetëgjatësisë së saj për 20–25 vite dhe rritjen e kapacitetit efektiv deri në 560 MW, duke përmirësuar njëkohësisht performancën mjedisore dhe sigurinë operacionale.

Një pjesë e rëndësishme e programit është zgjerimi i burimeve të ripërtëritshme, ku parashihen 500 MW energji solare dhe 500 MW energji nga era. Këto investime synojnë diversifikimin e burimeve, uljen e importit dhe përafrimin me objektivat evropiane të energjisë së pastër, përcjell Energy Monitor.

Programi përfshin gjithashtu zhvillimin e konceptit “prosumer”, duke mundësuar që qytetarët dhe bizneset të prodhojnë energjinë e tyre dhe të shesin tepricat në rrjet, si dhe masa të gjera për efiçiencën energjetike që synojnë ulje të konsumit deri në 30 për qind përmes izolimit dhe rinovimit të ndërtesave.

Në aspektin e stabilitetit të rrjetit, parashihen investime në sisteme baterish dhe hidrocentrale të vogla, si dhe infrastrukturë rezervë me vlerë të kombinuar prej qindra milionë eurosh, për të siguruar fleksibilitet dhe reagim në periudha piku.

LDK gjithashtu propozon plan kombëtar për mobilitet elektrik, përfshirë rrjet të karikimit dhe stimulime fiskale, si dhe kalimin gradual të flotës publike në vetura elektrike.

Në kuadër të politikave sociale dhe fiskale, programi parashikon edhe heqjen e TVSH-së në energji për familjarët, si masë për uljen e menjëhershme të faturave dhe mbrojtjen e konsumatorëve në periudha të luhatjeve të çmimeve.

Në fund, programi thekson edhe dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit, me synim uljen e kostove të ngrohjes dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemeve të ngrohjes në qytete si Prishtina dhe Mitrovica.

Pjesa e programit për sektorin e energjisë elektrike

Programi politik i LDK-së e trajton energjinë si cështje sigurie kombëtare, stabiliteti ekonomik dhe zhvillim strategjik. Furnizimi i besueshëm he i përballueshëm është thelbësor për qytetarët dhe bizneset, ndërsa mungesa e kapaciteteve të reja ka rritur varësinë nga importi. LDK synon tranzicion të balancuar energjetik përmes kombinimit të burimeve të ripërtërtishme, gazifikimit dhe rritjes së efikasitetit. Mbyllja graduale e termocentraleve të vjetra bëhet e mundur vetëm pas krijimit të kapaciteteve të reja bazë. Programi parasheh investime të mëdha, bashkëpunim rajonal dhe liberalizim të tregut për të ulur kostot dhe për të rritur konkurrencën.

Ndërtimi i centralit me gaz 500 MW

Centrali me gaz amerikan krijon kapacitete të qëndrueshme bazë, duke reduktuar varësinë nga importi dhe rrezikun e ndërprerjeve. Me investim rreth 500 milionë euro, ai siguron prodhim modern dhe fleksibil sipas standardeve të BE-së. Ky project është shtylla kryesore e stabilitetit energjetik të vendit.

Gazifikimi i Kosovës

Linjë nga Hani i Elezit në Mitrovicë (100 milionë euro); furnizim nga rrjeti grek përmes Maqedonisë. Linja kryesore e gazit nga Hani i Elezit në Mitrovicë lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe evropiane. Gazifikimi ul kostot për industry dhe familje, duke krijuar bazë për zhvillim ekonomik afatgjatë. Kosova bëhet pjesë e korridoreve moderne të sigurisë energjetike.

Rehabilitimi i Kosova B

Rehabilitimi zgjat jetën e termocentralit për 20-25 vjet dhe rrit kapacitetin efektiv në 560 MË. Përmirësimet teknike rrisin sigurinë, efikasitetin dhe performancën mjedisore. Ky project siguron furnizim stabil gjatë tranzicionit drejt energjisë së pastër.

Ndërtimi i 500 MW energji solare

Investimi në 500 MË kapacitete solare diversifikon burimet e energjisë dhe ul cmimet në afatgjatë. Potenciali i madh natyror bën Kosovën të përfitueshme në mënyrë të qëndrueshme. Projekti zhvillohet me transparencë dhe partneritet të gjerë publik-privat.

Ndërtimi i 500 MW energji nga era

Parqet e erës shtojnë prodhimin sidomos në muajt e dimrit kur kërkesa rritet. Ky investim e afron Kosovën me objektivat e energjisë së gjelbër dhe redukton importet sezonale. Energjia e erës është shtyllë e tranzicionit strategjik të vendit.

Nxitja e prosumers (prodhues-konsumatorë)

Qytetarët dhe bizneset do të mund të prodhojnë vetë energjinë e tyre dhe ta shesin tepricën në rrjet. Skema nxit kursim, investim dhe rritje të prodhimit vendor. Prosumerët bëhen aktorë aktivë të sistemit energjetik.

Eficienca energjetike

Programet për izolim të ndërtesave, pajisje efikase dhe rinovim të fasadave ulin konsumin deri në 30%. Eficienca është investimi më i lirë dhe më i shpejtë për siguri energjetike. Kursimet për qytetarët dhe shtetin janë të menjëhershme.

Infrastrukturë rezervë dhe reversibile

Investime në bateri dhe hidrocentrale të vegjël (150 milonë euro investim publik plus 250 milionë euro investim privat). Këto Projekte stabilizojnë rrjetin në periudha piku. Këto kapacitete sigurojnë reagim të shpejtë në raste emergjencash. Sistemi bëhet më i qëndrueshëm dhe më i mbrojtur nga luhatjet.

Plani kombëtar për vetura elektrike

Zhvillimi i rrjetit të karikimit dhe stimulimet Fiskale nxisin përdorimin e veturave elektrike. Institucionet publike kalojnë gradualisht në flotë të gjelbër. Kosova afrohet me standardet evropiane të mobilitetit modern.

Zero TVSH në energji për familjarët

Heqja e TVSH-së ul menjëherë faturat e energjisë për familjet. Kjo masë mbron familjet në periudha të rritjes së cmimeve. Politika është e drejtë, direkte dhe e ndjeshme për qytetarët.

Dyfishimi i koogjenerimit

Rritja e kapaciteteve të koogjenerimit ul kostot e ngrohjes dhe rrit efikasitetin.Sistemet moderne reduktojnë humbjet dhe përmirësojnë cilësinë e shërbimit. Prishtina, Mitrovica dhe qytete të tjera përfitojnë nga infarstruktura e re.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com