Home / Lajme / Ndërkombëtare / Solars Energy dhe 360 Energy inaugurojnë parkun solar 161 MW me sistem baterish në Bullgari

Solars Energy dhe 360 Energy inaugurojnë parkun solar 161 MW me sistem baterish në Bullgari

Në Bullgari është inauguruar zyrtarisht një park diellor me kapacitet 161 MW, i shoqëruar me një sistem të integruar të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS), duke shënuar një tjetër hap në zgjerimin e projekteve hibride të energjisë në rajon.

Projekti është zhvilluar nga kompanitë Solars Energy dhe 360 Energy, ndërsa përfshin edhe një sistem baterish me kapacitet 36 MW / 72 MWh, i cili do të shërbejë për stabilizimin e prodhimit dhe menaxhimin e balancimit në rrjet, ka njoftuar Balkan Green Energy News.

Parku fotovoltaik prej 161 MWp pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet e prodhimit të energjisë së pastër në Bullgari, një nga tregjet më aktive në Evropën Juglindore për investime në diell dhe sisteme të ruajtjes së energjisë.

Sistemi i baterive është dizajnuar për të ruajtur tepricat e energjisë së prodhuar gjatë orëve me rrezatim të lartë dhe për t’i shpërndarë ato në periudhat e kërkesës së lartë, duke rritur fleksibilitetin e rrjetit elektrik, përcjell Energy Monitor.

Projekti konsiderohet pjesë e trendit në rritje të integrimit të energjisë diellore me teknologjitë e ruajtjes (BESS), që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në tranzicionin energjetik të Evropës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com