Home / Lajme / Tjera / Revolucioni i baterive shtëpiake: Si po ulen faturat e rrymës dhe pse kjo po ndryshon botën

Revolucioni i baterive shtëpiake: Si po ulen faturat e rrymës dhe pse kjo po ndryshon botën

Nëse panelet solare ishin hapi i parë i tranzicionit energjetik, bateritë shtëpiake po bëhen arma kryesore për të mposhtur faturat e larta. Një analizë e fundit ndërinteractive nga “The Guardian” tregon se si ky revolucion po transformon tregun global të energjisë dhe po godit krizën klimatike.

Për vite me radhë, skeptikët e energjisë së gjelbër kanë përdorur të njëjtin argument: “Çfarë ndodh kur nuk fryn erë dhe kur perëndon dielli?”. Përgjigjja po vjen më shpejt se sa pritej, dhe ajo nuk gjendet te termocentralet e mëdha, por brenda mureve të shtëpive tona.

Sipas të dhënave të publikuara nga The Guardian, çmimet e baterive për ruajtjen e energjisë kanë pësuar një rënie drastike, duke bërë që instalimi i tyre nëpër shtëpi të kthehet nga një luks teknologjik, në një zgjidhje masive e tejet profitabile për xhepin e qytetarëve.

Australia si model: Bateritë po “vrasin” gazin e shtrenjtë

Në këtë garë globale, Australia ka marrë udhëheqjen duke u kthyer në laboratorin e botës për këtë teknologji. Më parë, sapo futej ora 18:00 dhe njerëzit ktheheshin në shtëpi, rrjeti përballej me pikun e konsumit. Për të mbuluar këtë kërkesë, ndizeshin kapacitetet me gaz, që është një nga lëndët djegëse më të shtrenjta, duke rritur automatikisht faturat e energjisë.

Sot, situata ka ndryshuar plotësisht:

Gjenerimi i energjisë nga gazi ra për 24% vetëm brenda tre muajve të fundit.

Në vend të gazit, saktësisht në orën 18:00, në rrjet vërshon energjia e pastër e akumuluar gjatë ditës nga bateritë shtëpiake dhe ato industriale.

Ky ndryshim ka ulur ndjeshëm çmimin me të cilin formohet tarifa e dritave në tregun e hapur.

Pse tani është momenti i baterive?

Përderisa çmimet e paneleve solare ranë me shpejtësi vite më parë, bateritë mbetën të shtrenjta për një kohë të gjatë. Mirëpo, kriza e fundit globale e karburanteve dhe zhvillimi i hovshëm i industrisë në Kinë (e cila shpenzon për këtë sektor më shumë se e gjithë bota së bashku) kanë bërë që kostot e prodhimit të pësojnë rënie drastike.
Tani, një familje që ka panele në çatizë nuk është më e detyruar t’ia shesë energjinë e tepërt rrjetit me çmim të lirë gjatë ditës dhe ta blejë shtrenjtë gjatë natës. Ajo e ruan atë në bateri dhe e konsumon falas kur çmimi i rrjetit fluturon në qiell.

Më shumë se kursim: Një goditje krizës klimatike

Përveç përfitimit direkt financiar në kuptimin e faturave më të lira, ky revolucion po zgjidh problemin më të madh të rrjeteve tona të vjetruara elektrike. Duke shpërndarë ruajtjen e energjisë në mijëra shtëpi, rrjeti bëhet më i qëndrueshëm dhe më pak i varur nga dështimet e pikave qendrore apo termocentraleve me qymyr e gaz.

Në epokën ku faturat e energjisë mbeten të paparashikueshme, bateritë shtëpiake po dëshmojnë se pavarësia energjetike nuk është më një projekt i së ardhmes, por një realitet që po ndodh tani.

/Reporteri.net

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com