Home / Lajme / Tjera / Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it në Vjenë në panel për integrimin e sistemeve energjetike

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it në Vjenë në panel për integrimin e sistemeve energjetike

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Ternava, do të marrë pjesë në eventin e organizuar nga OPEC Fund dhe Banka Botërore në Vjenë, ku do të jetë panelist në diskutimin me temë “Lidhja e sistemeve energjetike: Integrimi rajonal dhe korridoret e energjisë së gjelbër në ECA”.

Diskutimi do të fokusohet në rolin e bashkëpunimit rajonal, interkoneksioneve dhe integrimit të tregjeve të energjisë elektrike në mbështetje të tranzicionit energjetik dhe forcimit të sigurisë energjetike në rajon, transmeton Energy Monitor.

Ternava pritet të prezantojë perspektivën e Kosovës dhe përvojën e KOSTT-it në zhvillimin e sistemit të transmetimit, integrimin e tregut dhe përfshirjen e burimeve të ripërtëritshme në rrjet.

Eventi “Financing Secure Energy Systems” organizohet nga OPEC Fund për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëpunim me Bankën Botërore, përmes Rrjetit të Njohurive Energjetike për Evropën dhe Azinë Qendrore.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com