Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për dhënien e kontratës për furnizim me pjesë rezervë në sistemin e hijezimit dhe qymyrit, pas përfundimit të procedurës së hapur të prokurimit.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrata i është dhënë kompanisë Dynamic Electro SH.P.K., e cila ka paraqitur ofertën më të ulët dhe të përgjegjshme në vlerë prej 28,225.60 euro.

Në garë kanë marrë pjesë gjithsej katër operatorë ekonomikë.
KEK kishte parashikuar një vlerë prej 40 mijë eurosh për këtë aktivitet të prokurimit, ndërsa kontrata është dhënë më 14 maj 2026 dhe nënshkrimi i saj pritet të bëhet më 5 qershor 2026.

Objekti i kontratës ka të bëjë me furnizimin e pjesëve rezervë për sistemin e hijezimit dhe qymyrit në kuadër të operimeve të KEK-ut. /IndeksOnline



