Home / Lajme / Mjedisi / Banorët kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Shqipëri

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali të ri në Shqipëri

Projekti për ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e Vuklit, në Malësinë e Madhe, ka shkaktuar reagimin e banorëve të Lagjes Muriq, të cilët kërkojnë më shumë informacion dhe transparencë për ndërhyrjen e planifikuar.

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate në Malësi të Madhe zhvilluan një takim me banorët, ku u njohën me shqetësimet e komunitetit lidhur me projektin dhe dokumentacionin përkatës.

Gjatë takimit, anëtari i Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe, Mark Luli, u shpreh kundër ndërtimit të HEC-it. Sipas tij, projekti nuk sjell përfitime për banorët e zonës dhe mund të rrisë rrezikun e përmbytjeve, përcjell Energy Monitor.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të bëjnë transparencë të plotë mbi projektin, përfshirë ndikimet e mundshme në zonë dhe komunitet.

Ata kërkojnë gjithashtu që shqetësimet e banorëve të merren në konsideratë përpara se të nisë çdo ndërhyrje lidhur me ndërtimin e hidrocentralit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com