Home / Lajme / Kosova / Projekti i baterive përshpejtohet, Bordi i KRE-së mblidhet një ditë pas mbledhjes inaugurese

Projekti i baterive përshpejtohet, Bordi i KRE-së mblidhet një ditë pas mbledhjes inaugurese

Bordi i Korporatës së Ruajtjes së Energjisë (KRE) ka mbajtur mbledhjen e dytë, një ditë pas mbledhjes inauguruese, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MCA-Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e MCA-Kosovës prezantuan ecurinë e Projektit të Ruajtjes së Energjisë, me theks te aktiviteti për Sistemin Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), përcjell Energy Monitor.

Ky aktivitet përfshin furnizimin e KRE-së me një sistem të baterive me kapacitet prej 125 MW dhe 250 MWh, si dhe themelimin dhe funksionalizimin e korporatës, e cila do të menaxhojë këtë investim strategjik.

Mbledhja shënon një hap tjetër në përgatitjet për menaxhimin e kapaciteteve të mëdha të ruajtjes së energjisë, të cilat synojnë të mbështesin integrimin e burimeve të ripërtëritshme dhe fleksibilitetin e sistemit energjetik të Kosovës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com