Home / Lajme / Mjedisi / CDF dhe MINTI diskutojnë mbështetjen e bizneseve përmes inovacionit dhe ekonomisë qarkore

CDF dhe MINTI diskutojnë mbështetjen e bizneseve përmes inovacionit dhe ekonomisë qarkore

Mbështetja e bizneseve vendore, inovacioni dhe ekonomia qarkore ishin në fokus të takimit ndërmjet përfaqësuesve të Fondit për Zhvillim të Komunitetit (CDF) dhe ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas njoftimit të CDF-së, në takim morën pjesë drejtoresha ekzekutive e organizatës, Nermin Mahmuti, dhe menaxherja e operacioneve, Sara Habipaj Polloshka. Palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për të mbështetur bizneset vendore dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua inovacionit, ekonomisë qarkore dhe praktikave të qëndrueshme në veprimtarinë e bizneseve. CDF bëri të ditur se synon të vazhdojë zhvillimin e partneriteteve institucionale që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, përcjell Energy Monitor.

Njoftimi nuk përmban hollësi për ndonjë marrëveshje konkrete, projekte të dakorduara apo mbështetje financiare që mund të dalë nga takimi.

CDF është përfshirë edhe në iniciativa që lidhen drejtpërdrejt me tranzicionin energjetik. Në shtator, organizata prezantoi Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, e cila përcakton mundësitë që qytetarët, bizneset dhe komunitetet të bashkëpunojnë në prodhimin dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com