Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit, pompat në stacionin e trajtimit të ujit (STP) kanë dalë jashtë funksionit.
Si pasojë, pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përfshirë zonën e QMI-së, Janjevën dhe fshatrat përreth, si dhe Gadimen me rrethinë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ende nuk ka informacione për shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të furnizimit me energji, ndërsa kompania ka premtuar se do t’i njoftojë konsumatorët për zhvillimet e reja.



