Home / Lajme / Rajoni / Konsumi i lartë i energjisë elektrike ndikoi në inflacionin e verës në Shqipëri

Konsumi i lartë i energjisë elektrike ndikoi në inflacionin e verës në Shqipëri

Rritja e konsumit të energjisë elektrike gjatë muajve të verës ndikoi në rritjen e çmimit mesatar të energjisë për familjet dhe, rrjedhimisht, në inflacion, sipas Bankës së Shqipërisë.

Në korrik dhe gusht, më shumë familje kaluan pragun prej 700 kilovat-orësh (kWh) të konsumit mujor, duke u tarifuar me çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Kjo bëri që rritja e konsumit gjatë muajve të nxehtë të reflektohej edhe në shpenzimet mesatare të familjeve për energji.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, çmimet e naftës, të produkteve energjetike dhe të ushqimeve patën ndikimin më të madh në ecurinë e inflacionit gjatë kësaj periudhe.

Konsumi më i lartë i energjisë gjatë verës lidhet me rritjen e përdorimit të pajisjeve për ftohje, veçanërisht kondicionerëve, ndërsa kalimi i pragut prej 700 kWh sjell zbatimin e tarifës më të lartë për konsumin familjar.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com