Home / Highlights / Përfundon remonti vjetor, njësia B2 rikthehet në prodhim

Përfundon remonti vjetor, njësia B2 rikthehet në prodhim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer në operim pas përfundimit të remontit të rregullt vjetor, të planifikuar sipas Bilancit Vjetor Elektroenergjetik për vitin 2026.

Sipas KEK-ut, njësia është startuar në orët e pasdites dhe është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 20:00.

Korporata thekson se realizimi i remontit dhe rikthimi në operim janë rezultat i angazhimit të stafit teknik dhe punonjësve të Termocentralit “Kosova B”, të cilët kanë punuar gjatë gjithë periudhës së ndërhyrjes për përmbushjen e aktiviteteve të planifikuara, përcjell Energy Monitor.

Gjatë remontit janë kryer ndërhyrje teknike dhe punime mirëmbajtëse, me qëllim rritjen e besueshmërisë operacionale, sigurisë teknike dhe performancës së njësisë.

Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë B2 në prodhim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

KEK ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe modernizimin e kapaciteteve gjeneruese, me synim prodhim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë elektrike për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com