Home / Lajme / Kosova / AKB: Projektet amerikane dhe partneriteti me SHBA-në nuk duhet të bëhen çështje politike

AKB: Projektet amerikane dhe partneriteti me SHBA-në nuk duhet të bëhen çështje politike

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë thirrje që partneriteti strategjik i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbetet prioritet në vendimmarrjen politike dhe ekonomike të vendit.

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë thirrje që partneriteti strategjik i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbetet prioritet në vendimmarrjen politike dhe ekonomike të vendit.

Përmes një reagimi publik, AKB vlerësoi se zhvillimi i Kosovës ka qenë i lidhur ngushtë me mbështetjen amerikane ndër vite, duke theksuar se projektet me interes strategjik duhet të ndërtohen në koordinim me aleatin kryesor të vendit.

Sipas AKB-së, qasjet politike që kundërshtojnë investimet amerikane ose projektet që lidhen me sigurinë energjetike nuk i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Aleanca shprehu veçanërisht mbështetje për projektet që lidhen me gazin natyror amerikan, duke argumentuar se ato mund të kontribuojnë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaroi se investimet amerikane dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA-në janë të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të Kosovës.

“Investimet amerikane, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe projektet energjetike janë jetike për zhvillimin ekonomik dhe orientimin euroatlantik të Kosovës”, tha Shahini.

AKB u bëri thirrje partive politike që interesat shtetërore t’i vendosin mbi kalkulimet partiake dhe të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com