Autoritetet njoftuan se energjia elektrike ishte rikthyer në disa nga zonat e prekura, ndërkohë ekipet emergjente po vazhdojnë punën për rikthimin e plotë të furnizimit me energji elektrike.
Disa zona në mbarë Kuvajtin janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, pasi sipas autoriteteve të vendit, disa linja të transmetimit të energjisë pësuan defekt, transmeton Anadolu.
Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme njoftoi se ndërprerjet lanë disa zona pa energji elektrike dhe çuan në aktivizimin e planit të reagimit emergjent për të identifikuar shkakun e problemit dhe për të rikthyer furnizimin me energji sa më parë.
Në një përditësim të mëvonshëm, ministria njoftoi se energjia elektrike ishte rikthyer në disa nga zonat e prekura.
Ajo shtoi se ekipet emergjente po vazhdojnë punën për rikthimin e plotë të furnizimit me energji elektrike.
/aa.com.tr



