Home / Lajme / Kosova / FKEE diskuton me komunat mekanizmat e rinj të financimit për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme

FKEE diskuton me komunat mekanizmat e rinj të financimit për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka zhvilluar një takim informues me përfaqësues të komunave në kuadër të projektit për optimizimin e mekanizmave të financimit për efiçiencë të energjisë (EE) dhe burime të ripërtëritshme të energjisë (BRE).

Gjatë takimit u prezantuan objektivat e projektit, mekanizmat e planifikuar të financimit dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e tij. Përfaqësuesit e komunave ndanë ide, sugjerime dhe rekomandime lidhur me mënyrën se si mund të përmirësohen instrumentet financiare dhe të lehtësohen investimet në projekte të energjisë së qëndrueshme.

FKEE ka bërë të ditur se rekomandimet e komunave do të merren parasysh gjatë fazave të ardhshme të projektit, me qëllim krijimin e zgjidhjeve më praktike dhe më të përshtatshme për nevojat lokale, përcjell Energy Monitor.

Sipas Fondit, bashkëpunimi me komunat është një element i rëndësishëm për rritjen e investimeve në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme, veçanërisht në ndërtesat publike dhe infrastrukturën lokale.

Projekti financohet nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria Daneze përmes GIZ Kosovo dhe zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me synim avancimin e investimeve në sektorin e energjisë së pastër në Kosovë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com