Home / Lajme / Rajoni / BERZH miraton hua prej 12.2 milionë eurosh për zhvillimin e një parku diellor në Kroaci

BERZH miraton hua prej 12.2 milionë eurosh për zhvillimin e një parku diellor në Kroaci

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar një hua prej 12.2 milionë eurosh për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 21 MW në afërsi të qytetit Novalja, në jug të Kroacisë. Investimi do të realizohet nga kompania RP Global Novalja dhe përfshihet në kuadër të programit InvestEU për tranzicionin e qëndrueshëm.

Huaja do të jepet në dy këste: një shumë prej 7.2 milionë eurosh dhe një tjetër prej 5 milionë eurosh, me garanci të pjesshme në rast rreziku, që e bën këtë investim më të qëndrueshëm dhe më tërheqës për investitorët privatë. Kostoja e përgjithshme e projektit vlerësohet në 16.3 milionë euro. Punimet ndërtimore kanë filluar në muajin maj dhe pritet të përfundojnë në tremujorin e parë të vitit 2026.

Pas përfundimit, parku diellor pritet të prodhojë rreth 102 GWh energji elektrike në vit, e cila do të jetë e mjaftueshme për të furnizuar mbi 12 mijë familje. Gjithashtu, pritet të kontribuojë në uljen e emetimeve të CO₂ me rreth 6,400 tonë në vit.

Ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme në Evropën Juglindore dhe tregon angazhimin e BERZh-it për të përkrahur projektet e energjisë së pastër dhe tranzicionin e gjelbër në rajon.