Home / Lajme / Rajoni / Mali i Zi nis remontin e planifikuar të HEC-it Peruçica me kapacitet 307 MW

Mali i Zi nis remontin e planifikuar të HEC-it Peruçica me kapacitet 307 MW

Kompania shtetërore e energjisë e Malit të Zi, EPCG (Elektroprivreda Crne Gore), ka nxjerrë jashtë funksionit hidrocentralin Perucica me kapacitet të instaluar prej 307 MW, për shkak të remontit të rregullt vjetor, i cili do të zgjasë deri më 30 gusht.

Gjatë kësaj periudhe do të kryhen inspektime dhe testime të pajisjeve elektromekanike, zëvendësimi i disa komponentëve, si dhe pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve të furnizimit me ujë. Sipas EPCG-së, hidrocentrali pritet të rikthehet në operim më 1 shtator, i gatshëm për sezonin e ardhshëm të prodhimit.

HEC Perucica është një nga asetet më të rëndësishme të sistemit energjetik malazez dhe, së bashku me HEC Piva, përbën shtyllën kryesore të prodhimit të energjisë nga burimet ujore në vend. Sipas planit të prodhimit të EPCG-së, Perućica pritet të prodhojë rreth 950 GWh energji elektrike gjatë vitit 2025, në varësi të kushteve hidrologjike, përcjell Energy Monitor.

Remonti i këtij hidrocentrali është pjesë e programit afatgjatë të modernizimit të Perućicës. Paralelisht, EPCG po realizon investime për rehabilitimin e njësive ekzistuese dhe zgjerimin e kapacitetit të centralit me agregatin e ri A8, i cili do ta rrisë fuqinë e instaluar nga 307 MW në 365.5 MW.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com