Home / Lajme / Rajoni / Mickoski: Synojmë uljen e tarifës së energjisë, jo rritjen e saj

Mickoski: Synojmë uljen e tarifës së energjisë, jo rritjen e saj

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria nuk po shqyrton rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, po punohet për një formulë që do ta ulë tarifën ose, të paktën, do të zgjerojë përdorimin e tarifës së lirë, në një kohë kur shumica e vendeve evropiane po planifikojnë shtrenjtimin e energjisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për financimin e ndërtimit të segmentit hekurudhor Kriva Palanka-Deve Bair, pjesë e Korridorit 8, Mickoski iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tha se Maqedonia po i përballon me sukses sfidat që ndikojnë mbi çmimin e energjisë elektrike. Ai përmendi luftën në Gjirin Persik dhe situatën aktuale me nivelin e lumit Danub.

“Në përfundim të sezonit të ujitjes, akumulimet tona janë rreth 70 përqind, ndërsa kemi grumbulluar pothuajse 500 gigavat-orë energji elektrike. Kjo është e mjaftueshme që të ndihemi të sigurt dhe të qetë, pa pasur vështirësi në furnizimin me energji elektrike të qytetarëve dhe industrisë”, u shpreh kryeministri.

Mickoski shtoi se autoritetet nuk do të organizojnë konferenca shtypi në panik dhe as nuk do t’u bëjnë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë, pasi, siç tha ai, masat e nevojshme ishin marrë shumë kohë më parë.

“Jam vërtet i lumtur dhe i kënaqur që sezonin e ujitjes e përfunduam sipas planit. Megjithatë, sot, më 6 gusht, kemi mbi 70 përqind të rezervuarëve të mbushur dhe hidrocentralet janë të gatshme të prodhojnë energji elektrike”, theksoi Mickoski.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com