Në kuadër të angazhimeve për rritjen e përkrahjes për bizneset dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, u takua me Blerton Mustafën, Drejtor i Shërbimeve Teknike për Konsumatorë në KEDS.
Gjatë takimit u diskutua për nevojën e intensifikimit të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet DHTIK-së dhe KEDS-it, me qëllim të adresimit sa më efikas të nevojave dhe sfidave me të cilat përballen bizneset.
Në fokus të diskutimit ishin edhe mënyrat më të mira për t’u ofruar bizneseve mbështetje në lidhje me shërbimet energjetike, në përputhje me kushtet dhe rregullat në fuqi, përcjell Energy Monitor.
Të dyja palët u pajtuan për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit, me qëllim të lehtësimit të adresimit të sfidave të bizneseve dhe përmirësimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit.



