Home / Lajme / Ndërkombëtare / Rumania miraton 109 milionë euro ndihmë shtetërore për efikasitetin energjetik në sektorin industrial

Rumania miraton 109 milionë euro ndihmë shtetërore për efikasitetin energjetik në sektorin industrial

Rumania ka miratuar 108.86 milionë euro ndihmë shtetërore për shtatë projekte që synojnë rritjen e efikasitetit energjetik në industrinë e rëndë.

Projektet, me vlerë totale prej rreth 290 milionë eurosh, janë përzgjedhur përmes një procedure konkurruese dhe synojnë optimizimin e konsumit të energjisë në kompanitë e përfshira në sistemin evropian të tregtimit të emetimeve (ETS).

Ndër përfituesit janë prodhuesi i plehrave kimike Azomureș, prodhuesi kimik Chimcomplex, kompania e naftës dhe gazit OMV Petrom, si dhe kompani nga sektorët e çimentos, çelikut dhe industrisë së letrës, përcjell Energy Monitor.

Azomureș do të marrë shumën më të madhe, 28.04 milionë euro, për investime në rritjen e efikasitetit dhe elektrifikimin e proceseve të prodhimit të acidit nitrik, ndërsa OMV Petrom do të përfitojë 23.25 milionë euro për një projekt në rafinerinë Petrobrazi.

Sipas autoriteteve rumune, shtatë projektet pritet të ulin konsumin e energjisë me rreth 990 mijë MWh në vit dhe emetimet e gazeve serrë me rreth 239 mijë tonë CO₂ ekuivalent në vit.

Financimi bëhet përmes skemës së Fondit për Modernizim të Rumanisë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com