Home / Lajme / Tjera / Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

Dalin 63 minatorët e bllokuar, Sadiku: Të gjithë janë mirë me shëndet

Të gjithë minatorët që kanë mbetur mbrëmë të bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi drejtori i minierës së Stan Tërgut, Shyqyri Sadiku.

“Po, të gjithë minatorët e bllokuar kanë dalë dhe janë mirë me shëndet”, tha Sadiku për Telegrafin.

63 minatorë të Trepçës kishin mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma.

Minatorët kishin mbetur të ngujuar në horizontet e minierës në Stantërg, pas një defekti në sistemin e energjisë elektrike.

Defekti kishte ndodhur rreth orës 19:30, si pasojë e djegies së linjave të tensionit të lartë dhe një defekti në trafostacionin e tunelit të parë.

Një pjesë e minatorëve kishin nisur të dalin përmes daljeve alternative.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com