Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se këtë mëngjes ka nisur procesi i startimit të njësisë A5 të Termocentralit Kosova A.
Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë kësaj faze mund të vërehet tym më i theksuar, i cili është pjesë e procesit teknologjik të startimit të njësisë.
Ky fenomen mund të vazhdojë deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë, ka bërë të ditur KEK-u.
Korporata u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve, veçanërisht banorëve të Komunës së Obiliqit, gjatë zhvillimit të këtij procesi.



