Home / Lajme / Ndërkombëtare / Turqia shënon rekord në prodhimin e energjisë nga dielli dhe era

Turqia shënon rekord në prodhimin e energjisë nga dielli dhe era

Turqia prodhoi një sasi rekord prej 9,9 TWh energji elektrike nga dielli dhe era gjatë gushtit, duke mbuluar 27% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend.

Panelet fotovoltaike gjeneruan 5,16 TWh, ndërsa turbinat e erës 4,74 TWh. Në total, burimet e ripërtëritshme prodhuan 20,7 TWh energji elektrike, duke mbuluar 56,4% të prodhimit të përgjithshëm gjatë muajit. Hidrocentralet kontribuuan me 9,08 TWh.

Në fund të gushtit, kapaciteti i instaluar i energjisë elektrike në Turqi arriti në 126,9 GW, prej të cilit 79,9 GW vinin nga burimet e ripërtëritshme. Kapaciteti fotovoltaik arriti në 27,9 GW, ndërsa ai i energjisë së erës në 15,4 GW.

Të dhënat tregojnë rritjen e rolit të energjisë diellore dhe asaj të erës në sistemin energjetik turk, ndërsa vendi synon të forcojë prodhimin vendor dhe të ulë varësinë nga burimet e jashtme të energjisë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com