Home / Lajme / Kosova / Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë po mbahet një protestë nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të kësaj kompanie, përmes së cilës kërkohet rritje e pagave për punonjësit.

Protesta vjen si reagim ndaj rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, përballë së cilës, siç thonë punëtorët, pagat e tyre kanë mbetur të pandryshuara..

Në paralajmërimin për protestën, Sindikata ka theksuar se kërkon nga menaxhmenti që të shqyrtojë urgjentisht mundësitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe mirëqenies ekonomike të punonjësve.

Sipas sindikalistëve, kontributi i punëtorëve të KOSTT-it në funksionimin e sistemit energjetik është i madh dhe duhet të vlerësohet përmes trajtimit të drejtë financiar.