Home / Lajme / Kosova / Sa importuan e sa eksportuam energji elektrike në korrik të 2025? ASK publikon statistikat

Sa importuan e sa eksportuam energji elektrike në korrik të 2025? ASK publikon statistikat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Energjisë” për muajin korrik 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

ASK njofton se është prodhuar më pak thëngjill në korrik 2025, sesa në korrik 2024.

Prodhimi i thëngjillit për muajin korrik 2025 ishte rreth 380.48 mijë ton që paraqet një rënie prej -39,77% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

ASK ka publikuar të dhëna edhe për energjinë elektrike.

“Gjatë muajit korrik 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 508.65 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 334.56 GWh ose 16,87% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njofitim.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,94%.

Importi i energjisë elektrike në korrik 2025 ishte 337.64 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 244.16 GWh, gjersa këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit.

/Telegrafi