Kompania KEDS ka dhuruar 20 kompjuterë për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Xhemajl Kada” në Pejë, duke mbështetur zhvillimin e arsimit dhe aftësitë digjitale të nxënësve.
Dhurimin e ka bërë shefi i Operimeve të KEDS-it, Avni Alidemaj, së bashku me ekipin e tij, ndërsa donacionin e ka pranuar drejtori i shkollës, Bajram Çeku.
Z. Alidemaj theksoi se kompania është e gatshme të vazhdojë të mbështesë arsimin në Kosovë, duke theksuar se investimi në dije është investim në të ardhmen. Nga ana e tij, drejtori Çeku falënderoi KEDS-in për këtë kontribut të çmuar, i cili do të ndihmojë nxënësit në procesin mësimor dhe në zhvillimin e aftësive të tyre digjitale.
KEDS ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbetet afër shkollave dhe komunitetit, duke përkrahur projekte që forcojnë arsimin dhe të ardhmen e të rinjve të vendit.


