Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit tetor, duke u rritur me 18.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të KEDS-it të bazuara në matjet e rrjetit deri më 27 tetor.
Rritja lidhet kryesisht me përdorimin masiv të energjisë elektrike për ngrohje, pas rënies së temperaturave. KEDS ka paralajmëruar se kërkesa e lartë, përtej kapaciteteve të rrjetit, po shkakton mbingarkesa sidomos gjatë orëve të pikut.
Kompania u ka bërë apel konsumatorëve për përdorim racional dhe të kujdesshëm të energjisë, me qëllim uljen e presionit mbi rrjet dhe sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm për të gjithë.




